Loading…

Hoti e quan Thaçin e pozitën bandë kriminale

  • 04/09/2018 | 21:16

Hoti e quan Thaçin e pozitën bandë kriminale

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka sulmuar ashpër partitë e pozitës, për mosfillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për sot nga partitë e opozitës.


Hoti ka thënë para gazetarëve, në mbrëmjen e së martës, se LDK’ja dhe partitë e tjera opozitare kanë qenë në pritje tërë ditën për fillimin e seancës.

Ai ka thënë se kreu i Kuvendit e ka për obligim kushtetutues që ta hapë këtë seancë, në të cilën është parapartë të votohet një rezolutë që do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të bisedonte me Serbinë për ndryshim kufijsh.

“Kemi qenë gjithë ditën në pritje… Tash është vonë”, ka deklaruar Hoti.

“Kjo seancë ende nuk është hapur nga kryetari i Kuvendit, i cili e ka obligim kushtetues”, ka theksuar ai.

Hoti ka thënë se Veseli ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit.

Ai ka akuzuar pozitën për “maskaradë gjatë gjithë ditës, me një seancë tjetër, për të formuar gjoja ekip negociator”.

“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Veseli, (Ramush) Haradinaj dhe (Hashim) Thaçi”, ka deklaruar Hoti.

“Bashkë me kolegë nga LDK’ja dhe grupet tjera opozitare, bashkë me qytetarët, duhet të mobilizohemi për t’i ndalur”, është shprehur ai.

“Nuk do ta lejojmë ndarjen e shtetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1849482615105074/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë