Loading…

Hoti: Do t’i rrisim pensionet 40 përqind

  • 06/06/2017 | 13:52

Hoti: Do t’i rrisim pensionet 40 përqind

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, sot vizitoi Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.


Ai tha se  ndryshimin më të madh për pensionistët si Qeveri e kanë bërë gjatë këtij mandati, ku sipas tij janë përshkallëzuar pensionet.

Hoti është zotuar para pensionistëve se do të ulet shkalla e arritshmërisë për stazhin e punës nga 15 në 10 vjet.

Tutje, ai ka premtuar edhe rritjen e pensioneve bazike 40 përqind për pensionistët që nuk kanë kontribuar. Hoti tha se do t’ju njohim stazhin e punës ta gjithë atyre që janë larguar nga puna dhunshëm në vitet e 90-ta.

Hoti garantoj në emër të LDK-së dhe koalicionit që do të punojë së bashkë shumë që të përmirësohen  edhe më tutje kushtet për të ardhurat e pensionistëve për të pasur një jetë të qetë me familjet e tyre.

“Fondi pensional të cilin do të themelojmë me ligj për të siguruar që pensionet bazike të rriten së paku për 40 përqind krahasuar me atë që janë tash, sepse ne kemi një numër të pensionistëve që nuk kanë kontribuar”, tha Hoti.

Për ta realizuar këtë program Hoti kërkoi nga pensionistët që ta mbështesin këtë program.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë