Loading…

Hoti: Do të shkruhen manuale se si shkatërrohet shteti për dy vjet – kjo është LVV

  • 09/06/2023 | 23:24

Hoti: Do të shkruhen manuale se si shkatërrohet shteti për dy vjet – kjo është LVV

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta shkatërrojë vendin vetëm për dy vite qeverisje.


“Çdo punë që është bërë në Kosovë, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në pavarësinë e vendit në njohjet që kanë ardhur pas dhe krejt çka sheh është kontribut i LDK por jo vetëm i yni por edhe i partnerëve me të cilët kemi bashkëqeverisur, poashtu ka pasur gabime e lëshime gjatë qeverisjes, por dy vite të këtyre mund të karakterizohen kështu, dikush nga shkencat politike mund të shkruaj një manual se si shkatërrohet shteti për dy vjet, pram und shkruhen protokole se si mund të shkatërroj një parti politike vendin për dy vjet qeverisje dhe nuk ke se si ta emërosh ndryshe qeverisjen e tyre dy vjeqare”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Ai e ka mbështetur këtë pohim duke thënë se si asnjëherë më parë ka zero investime kapitale, largime nga puna e ikje masive të qytetarëve.

“Këta kanë marr dialogun e strukturuar për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe sot ka degraduar për kryetarët që janë mbyllur në zyre dhe konfrontim me gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe tek do t’i shohim pasojat nga këto veprime, jo vetëm të sanksioneve që mund t’i kemi, por popullata këto veprime do t’i shohin në xhepat e tyre sivjet dhe vitet e ardhshme”, ka thënë mes tjerash deputeti Hoti.

Sipas Hotit, të gjitha këto veprime të kësaj qeverie dhe prishja e marrëdhënieve me SHBA-në, janë sinjali më i keq për ekonominë e vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë