Loading…

Hoti, deputetëve: Ejani ta miratojmë rezolutën që cakton “vijën e kuqe” të dialogut me Serbinë

  • 06/09/2018 | 10:15

Hoti, deputetëve:  Ejani ta miratojmë rezolutën që cakton “vijën e kuqe” të dialogut me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti përmes një postimi në FB, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën e thirrur nga Opozita.


Hoti shkruan se të gjithë deputetët duhet të jenë prezent në seancën ku do të vendosen ‘vijat e kuqe se çka mundet e çka jo të bisedojë Kosova në dialog me Serbinë’, përcjell Gazetametro.net.

“I ftoj te gjithë koleget e Kuvendit te Kosovës te vijnë ne seance për te miratuar rezolutën se “Kosova nuk ka vullnet te bisedoje me Serbinë për shkëmbim territoresh”. Kjo është VIJA E KUQE me e rëndësishme ne ketë dialog”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook.

Ndërkohë, seanca është thirrur për sot në orën 10:00.

Ndryshe, Opozita mbrëmë ka dështuar ta mbajë seancën edhe përkundër përkrahjes së NISMA-s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë