Loading…

Horrori në Durrës: Policia jep detaje për vrasjen e prindërve nga djali

  • 29/06/2017 | 11:58

Horrori në Durrës: Policia jep detaje për vrasjen e prindërve nga djali

Qyteti bregdetar i Durrësit është tronditur mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë babanë dhe nënë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj.


Dyshohet se djali i cili kreu aktin e tmerrshëm është me të meta mendore.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i riu i ka vrarë prindërit brenda në banesë me armë zjarri. Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë është shoqëruar në rajon për t ‘u marrë në pyetje nga policia e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës , më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë