Loading…

Horoskopi për ditën e diel, 14 gusht 2022

  • 14/08/2022 | 08:52

Horoskopi për ditën e diel, 14 gusht 2022

Në vijim gjeni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme.


Dashi: I bukur ky qiell për beqarët, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të hidheni në sulm! Persoektiva të mira, projekte të reja të preferuara në sferën tuaj profesionale.

Demi: Është një qiell që të shtyn të kultivosh miq të rinj. Dhe mes tyre është dikush me të cilin/ën mund të lindë diçka më shumë. Lajme të mira edhe në frontin e punës.

Binjakët: Qiell interesant për profesionistët e pavarur, tani dëshironi të përfshiheni fort duke eksploruar horizonte të reja.

Gaforrja: Yjet janë renditur bukur për dashurinë në shenjën tuaj: nëse kohët e fundit keni takuar një person të këndshëm, kultivoni marrëdhënien me të, pa shumë hezitime. Epo edhe në punë nuk mungojnë lajmet.

Luani: Jeni të vendosur dhe dëshironi të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Në dashuri, ndonjëherë dëshironi një konfirmim nga partneri/ja juaj edhe pse e dini se ai/ajo nuk do të bëjë asgjë për t’ju lënduar.

Virgjëresha: I bukur ky qiell për marrëdhëniet, ju keni mundësinë të zgjeroni rrethin e njohjeve duke e bërë veten të dukshëm për atë që jeni në të vërtetë.

Peshorja: Qiell intrigues për beqarët e shenjës tuaj, nëse jeni të interesuar për një person pse nuk e hidhni veten në sulm? Konfirmime të mundshme vijnë në punë.

Akrepi: Këtë të diel, dita fillon me lëvizje të ngadalta, por mos harroni se ju po vini nga një javë mjaft intensive. Në mbrëmje përjetohen gjëra të këndshme.

Shigjetari: I bukur ky qiell për ata që duan të pastrojnë pluhurin nga emocionet që kanë mbetur të varrosura. Ju mund të njihni një person të mirë, ndaj mos u përmbani.

Bricjapi: Yjësia është e rëndësishme për ata që e duan njëri-tjetrin, ndoshta po mendoni të legalizoni një bashkim. Është një periudhë e mirë edhe në punë, kolegët e vlerësojnë punën tuaj.

Ujori: Qiell interesant për ndjenjat, nëse jeni single, thjesht shikoni përreth jush! Këto ditë karakterizohen nga një sharm i jashtëzakonshëm dhe do të ishte vërtet turp ta çoni dëm!

Peshqit: Kohët e fundit ndjeheni mjaft nervozë, do të dëshironit të merrnit dhe të fluksit tutje gjithçka! Kujdes, mos i bieni murit me kokë, mendoni me kujdes përpara se të veproni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë