Loading…
Horoskopi ditor, e enjte 17 janar 2019
  • 16/01/2019 | 23:18

Horoskopi ditor, e enjte 17 janar 2019

DASHI:

Të enjten dhe të premten do të keni ditë interesante, nga data 22 ju mund të jeni në gjendje të filloni një projekt dhe të gjithë do ju vënë re. Së shpejti ju mund të merrni një telefonatë të rëndësishme që mund t’ju japë mundësinë për të marrë diçka më shumë. Ju mund të rizbuloni një pozitivitet, kështu që duhet të përfitoni nga këto dy ditë për të rikthyer energjinë tuaj për qëllime idealiste. Nëse fillimi i javës ka qenë pak i rëndë, tani ne po filloni të gjeni më shumë qetësi.

DEMI:

Pas një mungese nga pikëpamja fizike dhe ekonomike, ndjehen lodhja dhe tensioni, jo ankthi. Këshilla për fillimin e vitit 2019 është që të filloni trajtimin e problemit duke ndalur disa të rrjedhje në llogarinë bankare. Nëse ka pasur një marrëveshje të përfunduar, është pikërisht për të shmangur më të keqen. Zgjedhjet që keni bërë gjatë gjashtë muajve të fundit nuk kanë qenë pjesë e programimit, prandaj keni vazhduar të veproni paraprakisht për të shmangur vështirësitë e mëtejshme. Një transferim solli një rritje të vogël në shpenzime, tani është koha për të gjetur një ekuilibër. Kuadri yjor ju buzëqesh për vitin 2019, më në fund do të arrini qëllimet.

BINJAKET:

Të martën dhe të mërkurën Hëna ka hyrë në shenjën tuaj duke ju dhënë forcë, në përgjithësi shkurti dhe marsi do jenë pozitivë. Por ky rekuperim nuk do jetë aq i shpejtë sa i përket anës ekonomike dhe punës. Dikush është duke ndryshuar pozicion apo ka një dozë shumë të lartë përgjegjësie dhe duhet të ruajë kontrollin. E enjtja dhe e premtja do jenë dy ditë kur do të gjeni pak qetësinë dhe dëshirën për të ritakuar njerëz që nuk i shihnit prej kohësh.

GAFORRJA:

Ka një kthesë pozitive kjo ditë, pas tensioneve të ditëve të fundit. Kërkoni një kopromis në ras se keni probleme ligjore. Marsi dhe Prilli do sjellin një situatë avantazhi. Deri në pranverë disa nyje do të zgjidhen. Fundjava që po vjen favorizon ndjenjat dhe sjell dashuri, që duhet të lindë edhe spontanisht. Marrëdhëniet e lindura në dhjetor janë të rëndësishme, por nëse ka ndryshim moshe, shtrese sociale apo sjelljeje, kjo mund të sjellë probleme.

LLUANI:

Të enjten dhe të premten mund të thuhet se jeni të fortë dhe tërheqës, gjë që duhet t’ju shtyjë për ta provuar në praktikë. Nëse keni qenë shumë të vetmuar ose keni ndalur pak, tani do të ndiheni më të afruar. Ju i përkisni një shenje shumë krenare që ju bën të keni ndonjë armik. Në 2 vitet e fundit ndoshta keni përjetuar një shqetësim për këtë arsye, tani duhet të synoni këshilla më të buta. Edhe në dashuri është e mundur të filloni me marrëdhëniet e reja që janë të favorizuara: është koha për ndryshime, por duhet të përvishni mëngët, është e rëndësishme të besoni në veten tuaj, por nga natyra duhet t’ia dilni kollaj.

VIRGJERESHA:

Vazhdon një javë që ju shikon të rënë fizikisht, për të parë përmirësimet, ju duhet të prisni pak më shumë. Kuadri yjor aktual nuk është pozitiv për sferën e ndjenjave, ndoshta keni personin e duhur pranë jush, por ju arrini ta shihni shumë pak, për shkak të një gjendjeje të pasigurt shëndeti të njërit prej të dyve, ose keqkuptimeve. Nëse keni kaluar një krizë, duhet të shëroheni, por yjet janë të favorshëm nga shkurti.

PESHORJA:

E enjtja dhe e premtja janë premtuese në sektorë të ndryshëm të jetës suaj: në kontakte dhe marrëdhëniet sociale që janë të dobishme për momentin. Hëna favorizon udhëtimet, do të ishte mirë të takonit njerëz të rinj për të përjetuar ndjesi speciale, zgjerojeni rrethin e të njohurve dhe miqësive. Nëse do ketë konflikte në dashuri, më mirë t’i përballoni deri të premten.

AKREPI:

Pjesa e dytë e javës do ju japë më shumë energji, që do shkojë në drejtim të dashurisë. E shtuna dhe e diela do jenë ditë të rëndësishme. Një ndjenjë të veçantë mund ta keni me Bricjapin dhe Virgjëreshën, edhe me Luanin madje, pavarësisht ndonjë keqkuptimi. Në dashuri mos shpërfillni kontrastet. Ju pëlqen të ngacmoheni në përgjithësi, ndoshta sepse besoni që është bukur të bësh paqe më pas. Këshilla është që të rrini me njeriun që doni në fundjavë.

SHIGJETARI:

2019 është një vit në parim shumë i bollshëm dhe i rëndësishëm, por mund të ketë herë pas here, ditë e vështira. Rekomandohet t’i kushtoni vëmendje tensioneve dhe të evitoni konfliktet që do të jenë të vështira për t’u menaxhuar në javët e ardhshme. Është rasti për të kontrolluar emocionet. Gjatë fundjavës do të ketë një rekuperim, deri atëherë, ideale është që të mbani një qëndrim të kujdesshëm në marrëdhënie dhe të merrni masa paraprake për të shmangur krizat e panevojshme.

BRICJAPI:

Zakonisht merrni vendime me një ngadalësi të caktuar, por për ju është e vlefshme thënia: “Kush ecën ngadalë, shkon larg”. Në shkurt, Venusi dhe Saturni do të jenë të favorshëm, Urani do u shtohet në mars. Këto aspekte japin diçka shtesë për ata që duan të martohen, të shkojnë për të jetuar së bashku, ose madje të fillojnë një rrugë të re pune dhe të sigurojnë jetën e tyre. Nëse keni për të bërë zgjedhje, më mirë të flisni për ato jo më vonë se e shtuna, kjo është një kohë e rëndësishme dhe do të jetë edhe më shumë muajin tjetër.

UJORI:

Janë ditë kur po rifitoni terren apo të paktën po provoni, pasi janë shumë situatat për t’u sistemuar. Këshilla për të enjten dhe të premten është që të relaksoheni pak, në një fazë kur është më mirë të mos guxoni shumë. Fundjava do jetë më e mirë, kush nuk ka një dashuri apo duhet të bëjë një zgjedhje për këtë, do jetë më i fortë. Jë ngjarje e rëndësishme ju pret në mars. Duhet të gjeni pak qetësi dhe më shumë forcë fizike për të përballuar problemet e momentit.

PESHQIT:

Ata që vijnë nga një krizë në dashuri gjenden më shumë në konflikt. Shpesh herë këto kriza lindin befas pasi kanë qenë të fshehura. Shumë janë përpjekur të fshehin atë që ndiejnë vërtetë, kur janë të mërzitur sepse nuk u ka ardhur një telefonatë, apo janë ndjerë jo aq shumë të dashur. Kujdes mos zgjidhni hakmarrjen për gjëra të gabuara. Fundjava do ju ndihmojë të flisni. Eshtë një fazë rritjeje të lehtë në punë, që më pas do të vazhdojë rritjen edhe në shkurt.

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë