Loading…

Hong Kong: Policia kineze thotë se janë hedhur koktej mollotovi në metro

  • 12/10/2019 | 13:40

Hong Kong: Policia kineze thotë se janë hedhur koktej mollotovi në metro

Policia kineze njoftoi se Stacioni i Metrosë në Hong Kongun e trazuar është dëmtuar rëndë pasi u hodhën kokteji nga protestuesit, sipas tyre askush nuk është lënduar. Mediat që po e përcjellin ngjarjet kanë raportuar se protestat e sotme kanë kaluar pa asnjë incident dhe se pjesëmarrja ishte më ulët, transmeton Gazeta Metro.


Në Hong Kong të shtunën vazhduan protestat pro demokracisë, por numri i demonstruesve ishte mjaft më i ulët se në protestat e kaluar, njofton agjencia e lajmeve AP.

Agjencia amerikane lajmeve se disa mijëra njerëz protestuan qetë sot në Kaulunu, si dhe se rreth 200 protestuan qetë para qendrës kryesore të Policisë së Hong Kong.

Megjithatë, agjencia tjetër e lajmeve Reuters përcolli njoftimin e Policisë së Hong Kong se në stacionin e metrosë në Kauluan janë hedhur koktej mollotovi dhe se policia ka bërë thirrje që të ndërpriten të gjitha veprimtaritë jo ligjore.

Autoritetet kineze porosisin se dënojnë këto akte dhune e theksojnë se do të kryejnë hetime rrënjësore për këtë rast.

Nga shfrytëzues e protestues dalin njoftime e të dhëna përrmes rrjeteve sociale ku vërehet brutalitetit i pushtetit komunist ndaj qytetarëve të Hong Kong.

Në xhirimin vërehet se si i hedhin sprej syve dhe e rrahin brutalisht një të ri i cili nuk po rezistonte as po i kundërshtonte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë