Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditura aktivitetet e nesërme në kujtim të aktivistit të tyre Astrit Dehari.
Përveç organizimeve në kryeqytet ata u përkujdesën që Dehari të përkujtohet edhe në qytete të tjera të Kosovës, shkruan gazetametro.net
Kështu, sot nga ora 17:00 në qendër të qytetit të Deçanit do mbahen homazhe në nderim të aktivistit Dehari, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje – qendra në Deçan.
Edhe Gjilani do mbajë homazhe sot në të njejtën orë, ka bërë me dije aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje Adonis Tahiri.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq këtë të shtunë përderisa po qëndronte në burgun e Prizrenit dhe varrimi i tij do të bëhet nesër prej orës 14:00./gazetametro.net