Loading…

Homazhe nga ministri shqiptar te varri i rilindasit në Stamboll

  • 04/04/2018 | 19:55

Homazhe nga ministri shqiptar te varri i rilindasit në Stamboll

Në ditën e fundit të vizitës së punës në Turqi, Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi homazhe në varrin e shkrimtarit dhe rilindasit të njohur Sami Frashëri. Majko vendosi një buqetë me lule në vendin ku ai prehet në Stamboll.


Me herët Ministri vizitoi Muzeun e Gallatasarait, qendra kulturore e themeluar në 1868-n.

I shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi dhe përfaqësues të komunitetit, z. Majko bëri një ndalesë edhe në Liceun 537 vjeçar të Gallatasarait, një prej më të famshmëve në Turqi. Ai është liceu më i vjetër në vend dhe institucioni i dyte më i vjetër në Turqi pas Universitetit të Stambollit.

Një vizitë e veçantë ishte edhe ajo në klinikën dentare të një familje shqiptare, e cila pavarësisht se ka emigruar në Turqi 80 vite më parë, ka ruajtur gjuhën dhe dashurinë për vendin e origjinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë