Është një nga momentet më të rënda në histori, që edhe sot e kësaj dite terrorizon njerëzimin. Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.
Gjatë regjimit brutal të Hitlerit në Gjermaninë naziste, më shumë se gjashtë milion hebrenj u vranë. Por një kërkim i ri ka zbuluar se Holokausti mund të ketë qenë më i keq nga sa është menduar deri më tani.
Kërkuesit në Muzeun e Holokaustit në Shtetet e Bashkuara kanë dokumentuar të gjitha kampet e përqendrimit, getot, kampet e punës së skllevërve dhe fabrikat e vrasjeve që ishin ngritur në mbarë Europën.
Por në mënyrë shokuese ata zbuluan 42.500 kampe në territoret evropiane, të kontrolluara nga Gjermania. Kërkuesit mendojnë se mbi 20 milion njerëz kanë vdekur ose janë burgosur në këto vende.
Kjo ka ndodhur në vitin 1933 deri në vitin 1945 në Europë.
Kryerësit e holokausti kanë qenë Adolf Hitler, Heinrich Himmler, Otto Eichmann, Joseph Mengele./gazetametro.net