Holanda dhe Senegali janë dy kombëtaret e para që kanë kaluar në fazën eliminuese të Kupës së Botës. Ndërsa, për kundërshtarë në raundin tjetër mund të kenë kombëtaret e grupit B, transmeton Gazeta Metro.
Holanda në fazën eliminuese do të përballet me vendin e dytë të grupit B, ndërsa Senegali me kombëtaren që përfundon në pozitën e parë.
Siç dihet në grupin B janë Anglia, ShBA, Irani dhe Uellsi, me këtë të fundit që i ka shumë gjasat e vogla që të kualifikohet më tutje.
Kujtojmë se Anglia momentalisht është në kreun e tabelës me katër pikë, Irani në vendin e dytë me tre pikë, ShBA e treta me dy pikë dhe Uellsi e fundit me një pikë.
Derisa sonte me fillim nga ora 20:00 do të përballen Anglia ndaj Uellsit dhe Irani kundër ShBA’së. /gazetametro.net
Senegali fiton ‘dramën’ kundër Ekuadorit dhe kalon grupin, Holanda pa problem mposht Katarin