Loading…

Historike, Kosova shënon fitoren e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ |VIDEO

  • 10/09/2018 | 21:36

Historike, Kosova shënon fitoren e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ |VIDEO

Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e parë historike në kuadër të Ligës së Kombeve.


Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi me rezultatin e pastër 2:0 ndaj Ishujve Faroe, shkruan gazetametro.net.

Ekipi i drejtuar nga Challandes shënoi fitoren e parë në një ndeshje garuese, ku bindshëm fitoi ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen grupit 3 të Ligës D në Nations League.

Kosova brenda vetëm pesë minutave realizoi dy gola, me anë të Arbër Zenelit e Atdhe Nuhiut.

Me katër pikë pas dy ndeshjeve, Kosova tani mban pozitën e liderit në grupin e tretë të Ligës D, shkruan gazetametro.net.


Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Kosova nuk arritur që të shënojë akoma golin e shumëpritur edhe pse luajti dhe dominoi këtë pjesë të parë të kësaj loje, shkruan gazetametro.net.

Edhe pse me ndryshime në formacion Kosova nuk ka arritur që ta gjejë golin e parë.
Theksojmë se atmosfera në këtë ndeshje është jashtëzakonisht e mirë dhe përkrahje e madhe nga tifozët e Kosovës.

Kujtojmë se në minutën e 9 të këtij takimi tifozët ‘Dardanët’, nderuan legjendën Fadil Vokrri duke shpalosur banerin ‘Heroi Ynë’.
S

hpresojmë që në pjesën e dytë trajneri Challendes të ndryshojë skemën e lojës dhe të arrijmë fitoren e parë historike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë