Loading…

Historiania serbe vlerëson figurën e Adem Demaçit

  • 30/07/2018 | 08:11

Historiania serbe vlerëson figurën e Adem Demaçit

Në mjedisin tonë politik as njerëzit e as fenomenet historike nuk merren parasysh sipas lidhjes shkak-pasojë. Kështu shikohet Adem Demaçi edhe këtu në Serbi, sikurse në Kosovë, ka thënë për Danasin serb, historiania Latinka Peroviq.


I burgosuri nga historia e Ballkanit, më i vjetri nga të burgosurit, ka qenë i akuzuar se ka përfaqësuar variantin më dogmatik të marksizëm-leninizmit, shkruan sot Koha Ditore.

Është interesant se ka vuajtur burgun në të njëjtin burg me Milovan Gjilasin, i cili ka qenë i dënuar për mbrojtje të variantit liberal të atyre teorive, ka vlerësuar për “Danasin” historiania Latinka Peroviq rëndësinë dhe vlerën e angazhimit publik të intelektualit të ndjerë Adem Demaçi.

Adem Demaçi, thotë Peroviq, ka qenë njeri i atij mjedisi, i asaj faze të zhvillimit të popullit në Kosovë. Është interesant, konsideron ajo, se koha që ka kaluar nëpër burgje e ka mbrojtur nga lëvizjet turbulente dhe nga proceset e rrezikshme shoqërore.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë