Loading…

Historianët me teori të re për Anne Frank

  • 18/12/2016 | 14:58

Historianët me teori të re për Anne Frank

Për dy vite familja e Anne Frank është fshehur në dhoma sekrete në qytetin e Amsterdam’it, kështu duke pritur çdo moment me frikën më të madhe se do të vijnë gestapot e regjimit të Hitlerit dhe do t’i dërgojnë në kampet e përqendrimit të Nazistëve.

Më e keqja ndodhi në verën e vitit 1944, kur gestapot e zbuluan sekretin e kësaj familje prapa një rafti të librave, transmeton gazetametro.net. Nga tetë anëtarët e familjes, shtatë vdiqën në kampet e përqendrimit para përfundimit të luftës dukë përfshirë këtu edhe Anne’n, ditari i së cilës u bë dëshmi e hororeve të Nazistëve në kampet e përqendrimit.

Anne vdiq nga sëmundja e tifos në moshën 15 vjeçare në kampin e Bergen-Belsen në Gjermani. Për dekada të tëra babai i Anne’s, Otto Frank, i cili mbijetoi është munduar të kuptojë se si nazistët i kanë zbuluar “dhomat sekrete” në të cilat fshihej familja e tij, shkruan gazetametro.net

Informacioni i zbuluar nga hulumtuesit tregon se tre burrat që i “kapën” familjen Frank nuk ishin në kërkim të “armiqëve nazistë” por ishin në kërkim të njerëzve për kryerjen e disa detyrave në ushtrinë naziste.

Gezinus Gringhuis, më parë ishtë caktuar në detyrë për “gjetjen e hebrenjëve” dhe më vonë ishte caktuar për hetimin e shkeljeve ekonomike, sipas këtij hulumtimi. Në ditarin e saj, Anne vazhdimisht shkruan për arrestimin e njerëzve të cilët ishin kapur me kartat e paligjshme të racioneve.

Mundësia e tradhëtisë përjashtohet nga kjo histori./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë