Loading…

Historia tragjike e familjes nga Durrësi: Babai vdiq vite më parë, nëna e bijë nuk i shpëtojnë tërmetit

  • 27/11/2019 | 11:45

Historia tragjike e familjes nga Durrësi: Babai vdiq vite më parë, nëna e bijë nuk i shpëtojnë tërmetit

Diena Mecaj Karanxha, 30 vjeç, dje ia doli të shpëtojë e gjallë nga rrënojat e një pallati në Durrës, por kjo ndërroi jetë në spital, pasi morri vesh se bija e saj 8 vjeçare ka vdekur pas tërmetit. Në fakt, kjo nuk është e vetmja histori tragjike, pasi që gruas në fjalë, bashkëshorti i kishte vdekur në vitin 2015, shkruan Gazeta Metro.


Nën rrënoja e tërmetit nuk gjenden veç trupat e pajetë të atyre që nuk i rezistuan dot lëkundjeve vdekjeprurës së 26 nëntorit, por edhe historitë tragjike të tyre.

Dje në mbrëmje forcat e ekip-shpëtimit nxorrën të gjallë nga rrënojat e një pallati në Durrës një 30 vjecare, Diena Mecaj Karanxha.

Mëngjesin e djeshëm, Diena, kishte humbur vajzën e saj Lean 8 vjeç që e pati të pamundur t’i rezistojë tërmetit të fuqishëm.

Mirëpo kjo mund të quhet një tragjedi pas tragjedie, pasi në 2015, Diena kishte humbur bashkëshortin.

Diena, pasi mori vesh humbjen e së bijës, nuk e përballoi dot dhimbjen dhe mbylli sytë përgjithmonë në spital./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë