Paris Saint-Germain e ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin francez, Kylian Mbappe, transmeton Gazeta Metro.
PSG ka nënshkruar marrëveshje të re me 23-vjeçarin, i cili tani do të qëndroj edhe për tre vite në kryeqytetin e Francës.
Përmes një video të publikuar në Twitter nga stadiumi ‘Parc des Princes’ PSG zyrtarizoi rinovimin me Mbappen.
Në video dëgjohet sulmuesi, duke thënë: ”Historia po shkruhet, ky është Parisi.”
Pas më shumë se disa muajve spekulimeve që e lidhnin atë me një kalim të mundshëm në Real Madrid, gjatë ditës së sotme u raportua se ai kishte arritur marrëveshje me klubin parisien. /gazetametro.net
𝐍𝐨𝐭𝐫𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐢𝐫𝐞 𝐬’𝐞́𝐜𝐫𝐢𝐭 𝐢𝐜𝐢
𝐈𝐜𝐢 𝐜’𝐞𝐬𝐭 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬🔴🔵 #KylianCestParis pic.twitter.com/LtCVEKeqis
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 21, 2022