Loading…

Historia e 20-vjeçarit që kërkon të shkëputet nga droga, ka 5 vite që tymos hashash

  • 06/11/2018 | 12:54

Historia e 20-vjeçarit që kërkon të shkëputet nga droga, ka 5 vite që tymos hashash

Fabiani ka 5 vite që tymos hashash. Bimën narkotike e ka nisur në moshë minorene dhe prej asaj dite, në xhepin e tij apo të shokëve kishte gjithmonë një cigare hashash.

Madje, e gjenin lehtësisht nëpërmjet njeri-tjetrit, ndonëse ishin ende adoleshentë: “Në moshën 15-vjeçare. Ateherë ka qenë një moshë që njeriu ka kuriozitet shumë, është moshë adoleshente. Jam shtyrë se kam parë dhe isha kurioz ta provoja. Kisha shokë, nuk është se e konsumoja vetëm”.

Sot, në moshën 20-vjeçare, Fabiani ka vendosur të mos jetë më i varur nga hashashi. Këtë vit ka përfunduar një kurs professional dhe së shpejti dëshiron të vetëpunësohet.

“Unë kam konsumuar aq shumë, sa që është një moshë që njeriu duhet të kuptojë diçka nga jeta, duhet të fillojë një punë, të ketë një të ardhme”, shprehet Fabiani.

Fabiani nuk është i vetëm. Në Shqipëri gjen lehtësisht adoleshentë që konsumojnë bimë narkotike, madje edhe në ambientet e shkollave. Sipas psikologëve, ky fenomen tashmë është prezent. Shkaqet kryesore mbeten veprimet e nxituara të moshës, por edhe mungesa e kontrollit të duhur nga ana e prindërve ndaj fëmijëve.

“Çdo individ e ka shumë të vështirë të shkeputet nga varësia e substancave sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Largimi nga kjo varësi është fakti që duhet të ketë një vullnet shumë të madh individi. Nëse ai do të dojë të largohet, do të kërkojë dhe mënyrën, do të gjejë dhe mënyrën dhe do t’ ia dali”, thotë psikologia./TCH

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë