Me duart e veta e vendosi Fitore Pacolli e Vetëvendosjes, por tabela e ish-kryeministrit të Serbis, Zoran Gjingjiq, nuk qëndroi gjatë, krah asai të Isa Boletinit, shkruan Gazeta Metro.
Të paktën kështu po shihet nga pamjet e publikuara nga mediat serbe lokale në veri, derisa momentalisht po shihet të jetë vetëm tabela e Isa Boletinit.
Pacolli për vendosjen e tabelave serbe në Veri gjeti një justifikim, gjoja është bërë se serbët atje “nuk po marrin pako”, nga porosit e tyre në internet.
“Qytetarët nuk po merrnin pako sepse nuk kishte emra të koordinuar rrugësh në sistem. Në ditët e sotme, njerëzit porosisin gjëra në internet dhe duhet të kenë adresa të sakta”, tha ajo.
E si mos të fliste edhe Agim Bahtiri i njohur për mund dhe sakrificë e patriotizëm në veri të vendit, i cili me një postim lëshoi kritika e shumë akuza për ata që e kritikuan vendosjen e tabelave si ajo e Zoran Gjingjiq në veri.
Madje Bahtiri nuk hezitoi ta publikonte një fotografi afër tabelës me emrin e Isa Boletinit, duke u munduar ta fsheh, anën tjetër atë të Gjingjiq, por për fat të keq hija e mashtroi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar menjëherë duke kundërshtuar çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës.
“OVL UÇK, kundërshton çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës. Plagët e luftës mbeten të hapura. Mijëra familje ende vajtojnë të vdekurit dhe kërkojnë të zhdukurit. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim”.
Në reagim thuhet se plagët e luftës mbeten të hapura dhe se asnjë qeveri s’ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim.
“Është dorëzim. Kosova ka heronjtë e saj. Atyre u takon nderi që mbart kjo tokë. Kur vetë institucionet të cilave u është besuar sovraniteti qoftë edhe nëse shqyrtojnë nisma të tilla, ato dështojnë në qeverisje dhe tradhtojnë të gjallët bashkë me të vdekurit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
“Ai qe nuk i njeh të vetit, nuk mund ti nderoj as te huajt”, iu drejtua gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, Pacollit të VV’së pasi sipas Sylës nuk ka akoma një shtatore me figurat më të shquara të luftës e historisë kosovare, por paska mundësi me pasë rrugë me emër të një figure serbe.
“Nuk po bojkan komandantat e UÇK’s, nuk po bojka Drenica e shqiptaria, nuk po bojka Adem Jashati me pasë diku një shtatore në Prishtinë, por po bojka me pasë rrugë Zoran Gjingjici. Kjo eshte Vetëvendosja e Albin Strujës dhe Fitore Subvencion Pacollit. Jeni njerëz të vegjël. Sepse ai qe nuk i njeh të vetit, nuk mund ti nderoj as te huajt.”, shkroi ai./gazetametro.net