Loading…

Hipopotami sulmon makinën (Video)

  • 30/11/2016 | 22:04

Hipopotami sulmon makinën (Video)

Hipopotamët janë kafshë të lezetshme, por askush nuk do të donte që të përballej me forcën e këtij gjiganti.

Këtë e përjetoi një shofer afrikano – jugor, i cili e xhiroi momentin kur hipopotami e sulmoi makinën e tij duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton gazeta Metro.

“U shtrëngova pasi e kuptova se ai nuk e kishte ndërmend të ndalonte”, tha 26 vjeçari Ëilus Ceronie. “Kafsha e godiste me forcë makinën time dhe mundohej ta kafshonte”.

Ngjarja ndodhi në autostradën që lidh Afrikën Jugore me Mozambikun. Hipopotamët konsiderohen të jenë ndër kafshët më agresive në botë pasi janë regjistruar raste kur ata kanë vrarë edhe njerëz nëse janë provokur ose kërcënuar, shkruan Huffington Post./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë