Loading…

Hipokrizia e taksës: Deputetët në Kuvendin e Kosovës pijnë lëngun e prodhuar në Serbi

  • 28/03/2019 | 21:02

Hipokrizia e taksës: Deputetët në Kuvendin e Kosovës pijnë lëngun e prodhuar në Serbi

Pavarësisht taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, mallërat e saj po vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë. Madje, ato gjenden edhe brenda Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.


Është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, që përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në Kuvendin e Kosovës konsumohen produkte të Serbisë.

Ai ka publikuar një foto, përmes së cilës ka thënë se edhe pas taksës, në Kuvend po shijohen pije të prodhuara në Beograd.

Postimi i plotë i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

Edhe me taksen 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, ne Kuvendin e Kosoves shijohet ky leng i prodhuar në Batajnićka drum ne Beograd.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=444269623064262&set=a.126709464820281&type=3&theater

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, 21 nëntorin e vitit që lam pas mori vendim që mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, t’u vendos taksë 100 për qind.

Mirëpo, edhe pas këtij vendimi ato janë të pranishme në Kosovë dhe po kontrabandohen në mënyra të ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë