Sikur të varej zgjedhja e presidentit të ri amerikan nga kosovarët, Hillary Clinton do të shënonte ndoshta fitoren më të thellë të shënuar ndonjëherë nga një demokrat ndaj një republikani.
Ne pritejen e organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku ishin të ftuar gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Kosovë, për të përcjellur zgjedhjet në SHBA, është improvizuar edhe një proces votimi.
Nga votat e numëruara ka dalë se Hillary kanë votuar 130, ndërsa Trump vetëm 25 sosh. Kurse 8 votues kanë vënë shenjën te katrori të “Të tjerë”.
Nga ky rezultat del se Hillary ka fituar 80% të votave, Trump 15%, të tjerët 5%. /gazetametro.net