Loading…

Hillary Clinton zemërohet me gjykatësin e Supremes: E kam pasur koleg në fakultet, është njeri i pakënaqur e me inat

  • 28/06/2022 | 19:53

Hillary Clinton zemërohet me gjykatësin e Supremes: E kam pasur koleg në fakultet, është njeri i pakënaqur e me inat

Ende po vazhdon zhurma e madhe në Shtetet e Bashkuara pas vendimit të Gjykatës Supreme për ta rrëzuar rastin Roe v Wade të vitit 1973, duke kthyer kështu çështjen e abortit te shtetet individualisht. Një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të këtij veprimi, është ish-zonja e parë Hillary Clinton, shkruan Gazeta Metro.


Në një paraqitje të rrallë publike prej se humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ish-sekretarja Clinton ka hedhur vrer të madh ndaj gjykatësit të Gjykatës Supreme, Clarence Thomas, i cili është prej pjesëtarëve më konservatorë të këtij institucioni.

“Isha në Fakultetin e Drejtësisë me të. Ka qenë gjithmonë njeri i zemëruar, i pakënaqur e i inatosur”, tha Clinton në CBS Mornings për Thomas.

“Gratë do të vdesin Gayle, gratë do të vdesin”, përfundoi Clinton.

Hillary Clinton ishte kandidate për presidente të SHBA’së në vitin 2016, ku humbi me një diferencë të ngushtë ndaj Donald Trump. Po të votohej ajo, do të kishte mundësinë që të nominonte tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët me gjasë do të ishin shumë më liberalë sesa gjykatësit aktualë.

Debati i madh në Amerikë po vazhdon, njëjtë sikur protestat. Tani shtetet të cilat janë më konservatore do të kenë mundësinë që të ndalojnë abortin, në disa shtete madje pritet që një gjë e tillë të bëhet edhe në raste kur gruaja përdhunohet ose në raste të incestit.

Sido që të jetë, ky vendim i Gjykatës Supreme konsiderohet një fitore e madhe nga e djathta, ndërsa progresistët kanë mbetur krejt të çorientuar nga kjo ndodhi. Mbetet të shihet nëse aborti do të jetë çështje e cila do të determinojë rezultatin e zgjedhjeve të mesme për Kongres që mbahen në Amerikë  këtë nëntor./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë