Loading…

Hija e Jahjagës (Foto)

  • 21/03/2017 | 16:28

Hija e Jahjagës (Foto)

Femra e parë e cila iu bashkua njësisë për mbrojtje të afërt në Policinë e Kosovës, aftësitë e karatesë dhe fëmijëria në fshat e shndërruan Hikmete Imerajn në një kult të mbrojtjes presidenciale.


PrishtinaInsight shkruan se Hikmete Imeraj me siguri është policja kosovare më e njohur, pasi që ajo njihet si truproje personale sepse gjithmonë ishte hija e ish presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, transmeton gazetametro.net.

Dhjetë vitet e fundit, Imeraj ishte pandërprerë afër Jahjagës në Kosovë dhe nëpër gjithë botën.

Vajza e karatesë

Tregimi i Imeraj’t fillon në Uce, një fshat i vogël i Istogut, në veriperëndim të Kosovës. Njëra nga nëntë fëmijët, ajo ishte e afërt me babain e saj, Mehmetin, i cili zakonisht e merrte vajzën e saj të vogël në fushë për të punuar.

hikmete-imeraj_vplesch-9-768x512

“Më pëlqente të punoja me babain tim, e punoja tokën. Çdo punë që kryeja në fshat më pëlqente. E ndihmoja babanë time me bagëti duke u kujdesur për ta”, thotë Imeraj 40 vjeçe. “Kam kryer të gjitha punët të cilat një mashkull i bën”.

Kohën e nxënëses e kaloi në vitet e nëntëdhjeta nëpër shkolla të organizuara në shtëpi private dhe nën represionin permanent të policisë serbe.

screenshot_1

Pas shkollës së mesme vendosi të shkoj në Prishtinë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës ku u dashurua në filozofi dhe sociologji, sidomos në Sokratin dhe Kantin.

Duke studiuar filozofinë dhe sociologjinë, thotë ajo, “mëson se si të dëgjosh njerëzit, si t’i këshillosh, si t’i ndihmosh, dhe si të shpëtosh veten nga njerëzit. Për mua është mënyrë e shkëlqyer e cila më ka ndihmuar aq shumë në këtë punë në sigurim”.

Ajo gjithashtu ushtroi edhe karate në Klubin e karatesë në Prishtinë, ndonjëherë dy herë në ditë.

“Karate më ndihmoi në punën time”, thotë Imeraj. Ajo bashkë me ekipin ushtronin shumë, në mëngjes vraponin në Gërmi e më pas ushtronin nëpër ndërtesat e braktisura nëpër Prishtinë pasi që nuk ishin lejuar të shkojnë në Klubin e karatesë sepse serbët i kishin mbyllur ato.

Pjesëtare e Policisë së Kosovës

Pas diplomimit, Imeraj vendosi të mbetet në Prishtinë. Një ditë vere të 1999 iu afrua një shoqe dhe e pyeti nëse dëshiron të regjistrohet në Policinë e re të Kosovës, dhe i dha një aplikacion.
hikmete-imeraj_vplesch-8

“Ishte shumë vështirë të kryhej trajnimi”, ajo tregon për ushtrimet rigoroze të njësisë për mbrojte të afërt. “Gjatë kohës ishin shumë femra të cilat dëshironin të na bashkohen, por ato nuk e kalonin testin apo trajnimin sepse ishte shumë vështirë”.

hikmete-imeraj_vplesch-11-768x512

Ajo ishte në gjeneratën e parë të operativëve të NJMA, e cila u bë pjesëtare e kësaj njësie më 2002 kur forcat policore filluan t’i mbrojnë zyrtarët e lartë kosovarë dhe gruaja e vetme deri në vitin 2008.

Mbrojtja e presidentes

Puna e Imerajt me ish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga filloi në vitin 2007, kur Jahjaga ishte zëvendëse e drejtorit gjeneral të Policisë së Kosovës.

Njëherë e thirrën nga zyra e Jahjagës “Hej Ninxha, eja në zyrën tonë. Gjenerali po të thërret”.

Kur ajo arriti në zyrën e Jahjagës, gruaja e cila e thirri Imerajn i tha se Jahjaga kërkoi që Imeraj të punojë me të. Iu dha një kohë të mendohet, por ajo u përgjigj se nuk ka nevojë sepse e njihte Jahjagën.

“Të gjithë e njihnin atë. Ajo ishte e mirë me njerëzit, e ka ndihmuar shumicën. Për mua ajo ishte e mirë, prandaj pranova”, thotë Imeraj.

Katër vitet e ardhshme ajo i shërbeu Jahjagës si vozitëse.

hikmete-imeraj_vplesch-3-768x508

Por kur Jahjaga u bë presidente e Kosovës në vitin 2011, NJMA e Kosovës i dërgoi disa operativë si mbrojte e presidentes së re, duke përfshirë Imerajn.

Gjatë pesë viteve të presidencës së Jahjagës, Imeraj ishte në afërsi të saj jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë botën.

Pas përfundimit të mandatit të Jahjagës si presidente në prill të vitit të kaluar, ajo vazhdon të punoj si sigurim i Jahjagës. Sipas Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, presidentët kanë të drejtë në përcjellje zyrtare edhe për tri vite.

Vitin e kaluar, Imeraj u gradua në rreshter pas më tepër se 16 vjet shërbimi në Policinë e Kosovës dhe 12.000 orëve të punës jashtë orarit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë