Loading…

Highlander xhipi më i ri nga Toyota

  • 02/11/2016 | 16:22

Highlander xhipi më i ri nga Toyota

Nuk ka praktikisht asgjë të keqe rreth Toyotës Highlander me motor hibrid. Është i shpejtë,komfort dhe për një xhip të vitit 2016 të madhësisë së tij vjen me çmim që konsiderohet i arsyeshëm e që sillet rreth 45 mijë dollarë.

Kjo veturë është vlerësuar të jetë e përshtatshme nëpër rrugë me gropa dhe pengesa të ndryshme. Gjatë vozitjes nuk keni fare nevojë tu shmangeni atyre sepse sistemi amortizues është ndër më të mirët në treg dhe kështu lodhja në rrugë të gjata reduktohet në minimum.

Sa i përket hapësirës, ajo është mëse e mjaftueshme.Vetura ka tre radhë ulësesh dhe një bagazh me madhësi prej rreth 370 litrash. Nëse iu duhet më shumë hapësirë për transportim, mund t’i ulni ulëset prapa dhe do të keni në dispozicion një hapësirë të konsiderueshme prej rreth 2300 litrash.

Megjithatë, konsumatorët kanë një vërejtje sa i përket modelit elektrik të veturës. Ky model ofron vozitje vetëm me rrotat e pasme dhe kjo është konsideruar pengesë nga vozitësit.

Përndryshe, prodhuesi japonez Toyota po vazhdon ta mbajë traditën e veturave të mëdha që preferohen masivisht edhe nga evropianët. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë