Loading…

High medet high: Reperi Stresi i bashkohet Berishës në PD’në non grata, e ka detyrim ndaj vendit thotë

  • 29/05/2026 | 17:51

High medet high: Reperi Stresi i bashkohet Berishës në PD’në non grata, e ka detyrim ndaj vendit thotë

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur  si Stresi, doli me një njoftim në rrjetet sociale ku paska vendosur t’i hyjë karrierës në politikë këtë herë.


Përmes një postimi zyrtar ku shfaqet logoja e Partisë Demokratike, ai ka bërë të ditur vendimin e tij më të fundit për t’u përfshirë aktivisht në jetën politike të vendit, duke zyrtarizuar kandidaturën për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në mesazhin e tij drejtuar ndjekësve, Stresi ka theksuar se ky vendim vjen si një detyrim ndaj vendit dhe rinisë shqiptare.

Lushaj, një figurë publike kontroverze e estradës është i njohur për problemet me ligjin në disa raste dhe për mbështetjen e shfaqur publikisht për kreun e PD’së Sali Berisha.

Berisha është në hallet e veta së fundi edhe me zgjedhjet brenda partiake ku ishte i vetmi kandidat dhe nuk lejoi rivalët të kandidojnë kundër tij në procesin zgjedhor. Reputacioni i tij gjithashtu nuk është riparuar as jashtë vendit pas shpalljes non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë