Loading…

Hidrocentralet: Rrezik i madh për mjedisin në Kosovë

  • 08/12/2019 | 08:18

Hidrocentralet: Rrezik i madh për mjedisin në Kosovë

Kosova, megjithëse vend i vogël kontribuon në dëmtimin e klimës në nivel global. Sipas Arif Krasniqit, kryetar i partisë Eko Lëvizja e Gjelbër, përpjekja për ndërtimin e hidrocentraleve kudo nëpër Kosovë, paraqet rrezik serioz për mjedisin.


Ai thotë se vendi ynë në disa aspekte ndikon në vazhdimësi në krizën klimatike që tashmë e ka përfshirë globin. Sipas tij, në Kosovë ka nivel të lartë të emetimit të dyoksidit të karbonit, përdorimit të madh të qymyrit për ngrohje dhe dëmtimit të pyjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Përpjekje për realizimin e projektit të TC Kosova e Re, Krasniqi e cilëson tejet të dëmshme. Në këtë plan, mendon se autoritetet kosovare duhet angazhohen maksimalisht që të pyllëzojnë sa më shumë sipërfaqe, si një preventivë e mirë kundrejt krizës klimatike.

Sipas, Krasniqit, ngrohja globale nënkupton rritjen e temperaturës në planetin Tokë për një periudhë të caktuar kohore. Por edhe një kuptim tjetër i ngrohjes globale është hipoteza sipas së cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit të lëndëve fosile nga njeriu.

Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet, do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetësore, mjedisore, ekonomike dhe politike. Kostoja e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe sesa kostoja e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët, por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë