Loading…

Hidrocentralet që e shterin lumin Lepenc

  • 28/05/2017 | 08:14

Hidrocentralet që e shterin lumin Lepenc

Marre! Masakër! Varrosje! Shterje! Euuuuu … – janë vetëm disa prej fjalëve të reagimeve të ndryshme në grupin publik “Syrinika” në Facebook, në fotografinë e aktivistit Jonuz Ahmeti, me të cilën dokumentoi degradimin natyror që shkaktoi ndërtimi i hidrocentralit “Brezovica” në Shtërpcë.


Diga tashmë është betonuar në shtratin e Lepencit, afër kthesës së rrugës që zgjatet drejt qendrës më të madhe turistike dimërore në vend.

Lumë pa ujë

Makineria e rëndë e punëkryerësit “Alba Group” po vazhdon punën e investitorit “Matkos Group”. Tubat janë zgjatur deri te hidrocentrali në qytezën multietnike rrëzë Parkut nacional të Sharrit, shkruan Koha Ditore.

Tre punëtorët serbë – njëri te diga e dy poshtë në qytezë te hyrja mbi urë e objektit të drunjtë pranë pazarit – thonë se e kanë të ndaluar të flasin për media. Madje kërkojnë që të mos shkrepet as aparati i ekipit të gazetës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë