Shefi në largim i Mossadit, David Barnea, tha se Izraeli duhet të mbetet i përkushtuar për të rrëzuar sistemin qeverisës të Iranit, transmeton Gazeta Metro.
Duke folur në një ceremoni daljeje në pension të hënën vonë, Barnea tha se Republika Islamike ishte në pikën e saj më të dobët pas luftës së fundit dhe se Izraeli duhet ta “përfundojë punën”.
“Unë besoja, dhe ende besoj, se një ndryshim në realitetin në Iran nëpërmjet rrëzimit të regjimit është një qëllim i mundshëm dhe i arritshëm”, tha Barnea.
Ai tha se një qëllim i tillë do të kërkonte “këmbëngulje, kokë të ftohtë dhe angazhim ndaj misionit”.
“Ky mision duhet të mbetet përparësia jonë kryesore”, shtoi ai./gazetametro.net