Loading…

Hetohet rasti i penjve kirurgjikë të QKUK-së që përfunduan në klinika private

  • 30/01/2017 | 08:37

Hetohet rasti i penjve kirurgjikë të QKUK-së që përfunduan në klinika private

Zinxhiri i shpërndarjes së penjve kirurgjikë nga Barnatorja Qendrore deri tek klinikat në Qendrën klinike universitare të Kosovës (QKUK) ishte shkëputur më 2013.

Në vend se të përdoreshin nga mjekët e sistemit publik për operacione, penjtë ishin përdorur në klinika private, shkruan sot Koha Ditore.

Tenderi aso kohe buxhetit të shtetit i kishte kushtuar qindra e mijëra euro.

Në QKUK thonë se nuk kanë ide se si kanë mundur të vidhen penjtë kirurgjikë, por burime të gazetës në Policinë e Krimeve Ekonomike kanë thënë se janë në përfundim të një hetimi rreth mënyrës se si kanë përfunduar penjtë në klinikat private të mjekëve.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për këtë çështje. Por nga një dokument që posedon gazeta rezulton se disa zyrtarë të QKUK-së po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë