Loading…

Hetohet kredia miliardësh e Hungarisë për Maqedoninë

  • 02/09/2026 | 15:19

Hetohet kredia miliardësh e Hungarisë për Maqedoninë

Autoritetet hungareze kanë nisur një hetim penal për abuzime të dyshuara në Eximbank, bankë në pronësi të shtetit. Hetimi lidhet me katër raste të dyshuara për keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim, transmeton Gazeta Metro


Një nga rastet më të mëdha është një kredi prej 1 miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut, e cila ishte dhënë me interes prej 3.25 për qind dhe me garanci të plotë nga shteti hungarez.

Policia hungareze ka sekuestruar mijëra faqe dokumentesh nga ministria e ekonomisë, të cilat pritet të përdoren si prova në hetim. Rasti ishte referuar në polici pas një auditimi të bankës.

Kryeministri Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit dhe i dha fund qeverisjes 16-vjeçare të Viktor Orbanit, ka akuzuar qeverinë e mëparshme për korrupsion të përhapur.

Magyar ka thënë se kredia për Maqedoninë e Veriut mund të jetë përdorur për të forcuar një aleat politik dhe për të favorizuar kompani të afërta me qeverinë e kaluar.

Një tjetër rast që po hetohet lidhet me një projekt infrastrukture në Afrikë, për të cilin Eximbank dhe Banka Hungareze e Zhvillimit kishin ofruar garanci financimi prej rreth 398 milionë dollarësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë