Loading…

Hetimet në Zvicër ndaj Azem Sylës mund të rinisin

  • 17/12/2016 | 16:43

Hetimet në Zvicër ndaj Azem Sylës mund të rinisin

Porokuroria e Zvicrës po shqyrton mundësinë e rinisjes së procesit gjyqësor kundër politikanit kosovar Azem Syla, rreth mashtrimeve me pensionet invalidore.


Hetimet e  Prokurorisë Publike të Soloturnit për këtë çështje ishin mbyllur në vitin 2014. , shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Rifillimi i mundshëm i procedurës bazohet në atë se Syla është arrestuar verën e kaluar në Kosovë. Sipas prokurorisë së atjeshme publike ai është “koka” e një bande të përbërë nga 38 anëtarë. . Atij i ngarkohen, veç tjerash, mashtrimi, larja e parave dhe dhënia e mitos (korruptimi), transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Asokohe, Prokuroria e Solothurn-it kishte dhënë një lajmërim të befasishëm për mbylljen e procesit kundër politikanit kosovar Azem Syla për mashtrim.  Kjo duket të ketë qenë goditje e rëndë për Felix Ëegmueller, Drejtor i Fondit Pensional për Kantonin Solothurn (AKSO). AKSO kishte ngritur padi në mars të vitit 2013 kundër Sylës, kurse procedura pati filluar në vitin 2012. Syla ngarkohej me akuzat se në periudhën 2002 deri 2011 kishte marrë në mënyrë kundërligjore ndihma sociale që kapnin shumën prej 480 mijë frangash.

Tash, Ëegmüller mund së paku të shpresojë, pasi që bazuar në informatat e reja nga Kosova, Prokuroria është duke shqyrtuar nëse do ta rinisë procedurën ose jo.

“Ne e përshëndesim këtë hap”, ka thënë ai. Sipas tij, vazhdon të ekzistojë bindja se ndihmat sociale ishin marrë në mënyrë të padrejtë.

Ndërsa Martin Blaser, kryetari i komunës Bibersit, vendi në të cilin ka banuar Syla sa ka qëndruar në Zvicër thotë se për komunën, “Rasti Syla” është i mbyllur. Asambleja e qytetarëve atëbotë nuk kishte ndërmarrë ndonjë mjet juridik kundër vendimit për ndërprerje të procedurës, dhe me këtë mosveprim, ky rast nuk ka të bëjë më me komunën.

Komuna ia ka ndarë në mënyrë jo të ligjshme paratë e shumës kompensuese Azem Sylës dhe kjo nuk ka të bëjë me ndërprerjen e procedurës, thotë Blaser. Por duke qenë se mungon një shkelje e konstatuar ligji, atëherë bie edhe e drejta e Akso-s për të kërkuar para nga komuna e Biberistit, mendon kryetari i kësaj komune.

Megjithatë, prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do ta rifillojë procedurën ndaj Sylës, thotë një zëdhënës i prokurorisë. Por, prokuroria është në kontakt me autoritetet e Kosovës për të marrë vendimin përkatës.

Banda thuhet të ketë fituar mbi bazën e mashtrimit 30 milionë euro, duke korruptuar njerëzit ndërmjetësues dhe duke falsifikuar dokumente. Pika vendimtare është se banda ka qenë aktive në vitin 2006. Në këtë kohë, politikani kosovar jetonte edhe më tutje në rrethin e Solothurnit dhe ka marrë edhe për pesë vite të tjera ndihma sociale.

Në vitin 2011 Zyra Kantonale për Migracion ia hoqi atij lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C), gjë të cilën e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale. Në majin e vitit 2012 Syla qe detyruar të lëshonte Zvicrën dhe i është ndaluar për pesë vjet hyrja në këtë shtet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë