Hetimet në rastin Dehari ende nuk janë përmbyllur. Pritet që veprimet e tjera hetimore tu japin përfundim Prokuroria Themelore në Prizren, për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
Metush Biraj, i cili është edhe prokurori në rastin Dehari, thotë se hetimet janë duke u shkuar drejt përfundimit, dhe së është në pritje edhe të disa informacioneve të tjera nga institucionet tjera të sigurisë në mënyrë që rasti të përmbyllet në tërësi.
Veprime të tjera pritet të ndërmarrë Prokuroria Themelore në Prizren para se të vendosë për mbylljen e hetimeve në rastin e kësaj vdekje.
Megjithatë, Biraj, nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë informacione dhe veprime bëhet fjalë.
Tomë Gashi, i cili është edhe avokat i familjes Dehari, ka thënë se nuk i posedon të gjitha provat e prokurorisë, të cilat duhet tu dorëzohen institucionit që familja Dehari do ta zgjedhë për të kryer një hetim të pavarur. /gazetametro.net