Loading…

Heroi i serbëve, rusi që luftoi në Kosovë (Video)

  • 10/12/2016 | 18:20

Heroi i serbëve, rusi që luftoi në Kosovë (Video)

Dihet se shumë rusë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, duke u ndihmuar serbëve. Por, një prej tyre serbët duket se e veçojnë, duke e quajtur edhe hero. Bëhet fjalë për Anatoly Lebed, i njohur për ta si Rambo i Rusisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndihmuar nga aleati NATO e fitoi luftën duke i sjell lirinë vendit. Por edhe Serbia kishte aleatë të saj në këtë luftë. Asaj i ndihmuan sidomos rusët.

Siç shkruajnë mediat serbe, Lebed ishte hero edhe për Federatën Ruse, pasi kishte marrë pjesë në shumë luftëra, transmeton gazetametro.net.

1

I dekoruar si parashutist dhe kolonel ai kishte marrë pjesë në vatra të nxehta ku Rusia kishte vepruar, por edhe në luftën e Kosovës në vitin 1999. Mediat serbe thonë se jeta e tij është një roman i vërtetë.

Ai u lind në vitin 1963 në Talin, Estoni. U bashkua me Ushtrinë Sovjetike në vitin 1981, ku ai shërbeu në trupat e aviacionit.

Mbaroi shkollën e aviacionit dhe u bë një inxhinier i diplomuar i aviacionit në vitin 1986. Ky pozicion e lejoi atë të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Afganistan në vitin 1986 – 1987. Ai si i pensionuar në vitin 1994 dhe ka punuar në fondin për veteranët e Afganistanit. Por, kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1999, Lebed u bashkua me një grup të veteranëve për ta ndihmuar ushtrinë serbe.

Në një intervistë ai tha se ai donte ta ndihmonte Serbinë, shkaku i bindjeve të tij, e jo si shumë të tjerë që luftuan si mercenarë.

Pastaj ai ishte pjesë e Luftës së Dytë çeçene. Nga viti 1999 deri në vitin 2007, më shumë se disa herë udhëtoi për në Çeçeni, ku mori pjesë në operacione të veçanta. Ai ishte duke luftuar në malet e Ulus-Kert ku humbi këmbën e tij pasi shkeli në një minë.

Ai humbi jetën më 27 prill të vitit 2012, në një aksident trafiku me motoçikletë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë