Loading…

‘Heroi’ i FSK’së: Qeni i trajnuar shpëton 3 persona, në mesin e tyre një 16 vjeçar

  • 26/11/2019 | 17:55

‘Heroi’ i FSK’së: Qeni i trajnuar shpëton 3 persona, në mesin e tyre një 16 vjeçar

Ekipet e ushtrisë së Kosovës dhe Policisë që janë momentalisht në Shqipëri duke ndihmuar popullin shqiptar atje për gjetjen e trupave që kanë mbetur nën gërmadha po çmohen për punën e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Ushtria e Kosovës po dëshmon përgatitjen profesionale me ekipet e saj në gjendje emergjente, ku deri tani ka nxjerrë dhe ka identifikuar disa persona.

Por, mediat në Shqipëri po shkruajnë se ushtarët e FSK’së me qenët e tyre të trajnuar kanë gjetur deri tani 3 persona të gjallë nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti, në mesin e tyre dhe një 16 vjeçar.

Kërkimet nga FSK, Policia e Kosovës dhe të gjitha autoritet e Shqipërisë po vazhdojnë kërkimin e personave të mbetur nën rrënoja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë