Shumë njerëz në të gjithë botën u dëshpëruan që nuk arritën dot ta shihnin hënën e plotë dhe të madhe të nëntorit për shkak të reve që kishte në qiell. Astronautët kanë parashikuar edhe një hënë tjetër të plotë për këtë vit, kështu që mos u dëshpëroni, sepse keni akoma shanse.
Kur është hëna e plotë e dhjetorit?
Është pikërisht në këtë natë. Sonte qielli, nëse akoma nuk e keni vënë re, është shumë i ndriҫuar. Siҫ është parashikuar nga astronautët, nata mes 13 dhe 14 dhjetorit është nata e Hënës së plotë. Nis që në orën 12 e 5 minuta pas mesnate.
Ҫfarë ka të veҫantë hëna e sotme?
Hëna e kësaj nate është më e madhe dhe ndriҫon më shumë se zakonisht. Dhe jo vetëm sepse hëna është e plotë, por edhe sepse është shumë afër planetit tonë, orbitës së Tokës.
Dr. Daniel Brown, ekspert i astronomisë në Universitetin e Nottingham-it, ju sugjeron se, nëse doni ta shihni shkëlqimin e plotë të Hënës, kur ajo është në pozicionin më të ulët, prisni perëndimin e Diellit (kur ajo sapo shfaqet) dhe në agim, pa lindur Dielli.
Brown shton se “për të parë Hënën e plotë është gjithmonë një kënaqësi e veçantë, por nëse doni të kapni imazhe fantastike, duhet të ruani pikërisht këto dy momente të ditës: sapo perëndon Dielli dhe koha kur ai lind.”
Sonte hëna ka dalë në orën 6 pasdite dhe vijon të ndriçojë Tokën deri në orën 6 të mëngjesit.