Loading…

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, 40 prej tyre përfundojnë në spital

  • 07/05/2026 | 08:43

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, 40 prej tyre përfundojnë në spital

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë  në Shqipëri kanë përfunduar në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor.


Sipas raportimeve në mediat atje, studentët janë ndjerë keq menjëherë pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, duke shfaqur komplikacione shëndetësore si të përziera, dhimbje barku dhe të vjella.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private kateringu, e cila ofron shërbimin e ushqimit për tre vaktet ditore të studentëve.

Pas incidentit, autoritetet shëndetësore dhe strukturat përgjegjëse kanë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, me qëllim përcaktimin e shkakut të helmimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë