Loading…

Helmohen nxënësit e shkollës ‘Janar Kilica’ në Fier

  • 04/03/2020 | 12:24

Helmohen nxënësit e shkollës ‘Janar Kilica’ në Fier

Helmohen sërish nxënësit e shkollës “Janar Kilica” në Fier.


Ata kanë qenë në mësim kur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella dhe janë nisur me urgjencë në spital dhe janë duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ka pasur një situatë shumë të tensionuar në shkollë dhe në spital.

Gjimnazistët merrnin në telefon duke shfaqur dobësi dhe probleme në frymëmarrje. Deri më tani janë gati 20 nxënës që janë paraqitur në spital.

Mjekët bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, që policia ndodhet brenda spitalit duke u munduar që të stabilizojë gjendjen.

Akoma nuk dihen shkaqet e helmimit, por dyshohet se vetë nxënësit mund të kenë hedhur diçka.

Disa ditë më parë këta nxënës u helmuan duke shfaqur të njëjtat simptoma. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të helmimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë