Loading…

Hekuran Murati ‘modest’: Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën për mbështetjen ndaj qytetarëve

  • 19/02/2022 | 16:09

Hekuran Murati ‘modest’: Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën për mbështetjen ndaj qytetarëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një krahasim me shtetet e mëdha e me ekonomi tejet të zhvilluar, për të krahasuar mbështetjen ndaj qytetarëve që ofron Qeveria Kurti sipas tij, shkruan Gazeta Metro.


Murati, përmes një postimi në Facebook tha se Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën për mbështetjen e konomike që ofron Qeveria në të cilën ai bën pjesë.

‘’ Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria’’, shkroi Murati, derisa përmendi rritjen e pensioneve dhe disa të arritura të tjera sipas tij.

Ai në fund përmendi edhe opozitën duke i lënë një pjesë faji, pasi siç shkroi ai ‘’ nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie.’’

Kujtojmë se krahasimet me shtetet e mëdha e tejet të fuqishme ekonomikisht tashmë janë bërë të zakonshme për Qeverinë Kurti. Shpesh Kosova krahasohet me Gjermaninë, Francën e Austrinë, madje vetë kryeministri pati thënë se më këtë ritëm të rritjes ekonomike shumë shpejt do e arrijnë edhe Kroacinë, pavarësisht se kjo u tha se ishte goxha e vështirë nga ekonomistët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë