Loading…

Hebrenjtë dhe shqiptarët kanë kaluar të njejtën tragjedi

  • 26/01/2017 | 19:05

Hebrenjtë dhe shqiptarët kanë kaluar të njejtën tragjedi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë dhe mbajtur fjalë rasti në një ceremoni të orgnanizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.


Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenarë për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Veseli tha se sërish kemi para syve dhunë, urrejtje, gjakderdhje dhehumbje të jetëve të njerëzve të pafajshëm, por prapë nuk duhet të heqim dorë nga shpresa universale për një botë më të mirë.

”Sërish kemi para syve dhunë, urrejtje, gjakderdhje, humbje të jetëve të njerëzve të pafajshëm, shkatërrime qytetesh, kolona refugjatësh që braktisin vendet e tyre, fytyra të përlotura fëmijësh skaj rrugëve dhe poshtë gërmadhave. Dhe shkaku është prap i njejtë : luftërat e egra për sundim dhe ideologjitë ekstremiste. A duhet të heqim dorë nga shpresa universale për një botë më të mirë? Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë strehuan dhe mbrojtën hebrenj. Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë