Dega e LDK’së në Gjilan ka reaguar ndaj akuzave të PDK’së, drejtuar kryetarit të kësaj komune, Lufti Haziri, për punësime të jashtëligjshme, duke i cilësuar akuzat si të “pavërteta dhe tendencioze”.
Dega e LDK’së në Gjilan njofton opinionin se akuzat ndaj nënkryetarit të LDK’së dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për kinse punësimet në “Eco-Higjiena janë të pavërteta dhe tendencioze, dhe se nuk qëndrojnë fare.
LDK ka kujtuar aferën “Pronto” ku Zenun Pajaziti, kreu i degës së PDK’së në Gjilan, tenton të punësoj vëllain e tij. LDK e ka ftuar kreun e degës së PDK’së, Zenun Pajazitin “që t’i lidhë zagarët dhe të dalë me deklarata në emër të tij.
LDK e Gjilanit, të cilës i prinë kryetari ynë Lutfi Haziri, ka kohë që nuk merret me deklaratat e kësaj partie opozitare, e cila vazhdimisht shpifë duke tentuar t’i manipulojë qytetarët e Gjilanit.Fshehja pas disa anonimusve, të cilët nuk e kanë kaluar Llabjanin me autoritet, e ka bërë Zenunin palaço. E ka bërë për gjynah!”, thuhet më tej në reagim./gazetametro.net