Loading…

Haziri: U tërhoqa vet nga nominimi për kryeministër

  • 16/05/2017 | 17:17

Haziri: U tërhoqa vet nga nominimi për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezantoi Avdullah Hotin të nominuar nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.


Haziri në një prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmuar se ka qenë në garë, dhe se është tërhequr vet.

Ai ka thënë se vendimin për tërheqje e ka marrë sot në mëngjes.

Gazeta Metro, edhe më parë ka bërë të ditur se Haziri ishte në këtë garë, e këtë e konfirmoi edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot gjatë prezantimit të të nominuarit të kësaj partie për kryeministër.

Mustafa në këtë konferencë për medisa tha, se pas tërheqjes së tij, LDK i ka shqyrtuar disa emra si kandidat të mundshëm për t’i nominuar për kryeministër, dhe në këtë listë sipas kryeministrit në largim, kanë qenë të gjithë nënkryetarët e LDK’së, por edhe ministrat e kësaj parti.

Ai tha, se në fund, me një pajtueshmëri unanime, u vendos që i nominuari i LDK’së për kryeministër, të jetë Avdullah Hoti, ministër në largim i Financave. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë