Loading…

Haziri tregon sa deputetë do t’i ketë LDK’ja

  • 13/06/2017 | 18:30

Haziri tregon sa deputetë do t’i ketë LDK’ja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se sa deputetë do të ketë partia ku ai bën pjesë dhe ka folur për shkaqet që LDK’ja mori këtë rezultat në zgjedhjet e së dielës.


“Sipas trendit të votimeve, LDK ka 30 deputetë, 24 deri 26 janë vetëm të LDK-së, të tjerët të partnerëve”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Haziri ka thënë poashtu se LDK në këto zgjedhje ka votë të ruajtur por jo votë të rritur.

“Ne dalim me votën tonë të ruajtur por jo të rritur, aq sa kemi synuar”, tha ai.

“Duhet të bëjmë vlerësimin, sepse pas 27 vjetësh kemi hyrë në koalicion parazgjedhor, pritjet tona kanë qenë më të mëdha”, ka thënë Haziri, teksa ka shtuar se partia e tij duhet ta përcaktojë nëse votuesi nuk ka pasur kohë ta njohë më mirë kandidatin Avdullah Hoti, apo programin e partisë.

LDK po cilësohet si partia që pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e fundit, pasi u rendit e treta për herë të parë në historinë politike të vendit, pavarësisht se lidhi koalicion parazgjedhor me AKR’në, e cila edhe pse nuk ishte parti parlamentare në legjislativin e fundit, parashihej se do ta fuste LDK’në në garë për t’i fituar zgjedhjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë