Loading…

Haziri thotë se Haradinaj ka dinamikë, por do ta ketë vështirë

  • 19/09/2017 | 18:40

Haziri thotë se Haradinaj ka dinamikë, por do ta ketë vështirë

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Kryeministri, Ramush Haradinaj do ta ketë të vështirë të udhëheqë Qeverinë e vendit.


Haziri konsideron që thënë që qeveria do të ketë dy nivele, niveli vendimmarrës dhe Kryeministrin dhe zv.Kryeministrat si dhe niveli i dytë me ministrant që udhëheqin sektorë.

“Do të jetë e vështirë menaxhimi i një qeverisje me dy nivele sepse do të ketë nevojë të merret me zbutjen e zhurmave dhe kërkesave politike, pa përmendur edhe minoritetet”.

“Duhet t’i menaxhojë zhurmat dhe kërkesat politike të partive të vogla dhe komuniteteve, në veçanti Listës Serbe”.

Ai e ka cilësuar Qeverinë Haradinaj si “qeveri të pakicës politike dhe kombëtare”, pasi sipas tij, 22 parti politike kanë 62 deputetë ndërsa dy parti shqiptare, LDK dhe Vetëvendosja kanë bashkë 59 deputetë.

Haziri në Info Magazine ka komentuar edhe energjinë për të cilën është komentuar kryeministri Haradinaj gjatë kësaj jave të parë të qeverisjes. Ai ka përmendur edhe disa cilësi me të cilat sipas tij është i pajisur Kryeministri Haradinaj.

“Është i njohur për dinamikë, që shkakton disiplinë të brendshme dhe natyrisht që unë pres që dinamika të rritet, nuk mund të bie”, thotë Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë