Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të shkojë në Kuvend as në muajin mars. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri përmend si arsye për këtë mungesën e ambientit politik.
“Presim që në fund të prillit të kemi qartësi në krejt këtë proces. Nuk besoj sepse nuk ka ambient për me shku në Kuvend dhe deri në pjesën e tretë të muajit prill nuk besoj që do të ketë iniciativë parlamentare për votim”, ka thënë ai në Rubikon të KTV’së .
Haziri theksoi se tash e një vit populli i Kosovës po vetëdënohet karshi liberalizimit të vizave.
“Nëse e kemi akuzuar BE’në që 10 vjet që nuk e kemi liberalizimin, atëherë që 1 vit jemi duke e vetëdënuar qytetarin e Kosovës”, ka thënë Haziri.