Loading…

Haziri: S’kemi sinjale nga PDK për prishje të koalicionit

  • 20/04/2017 | 21:46

Haziri: S’kemi sinjale nga PDK për prishje të koalicionit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se nuk ka sinjale për prishje të koalicionit pasi PDK-ja po mundohet ta ruajë partneritetin e koalicionit.

“Edhe më tutje ne qëndrojmë në parimin që kryesia e PDK-së jep angazhime politike që të ruhet partneriteti i koalicionit. Ende nuk ka sinjale për prishje të koalicionit”.

“Nëse vijmë në rrethana zgjedhjesh të jashtëzakonshme, ato shkaktohen për 40 ditë. Presidenti është i obliguar ta respektojë kushtetutën”, ka thënë Haziri.

“Atëherë duhet shikuar tash nëse zgjedhjet japin zgjidhje”.

Haziri i cili është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë që marrëveshja parimore e partnerëve të koalicionit parasheh që zgjedhjet të mbahen në qershor të vitit 2018.

Nënkryetari i  LDK-së ka theksuar se nuk janë kundër zgjedhjeve.

“Jemi në një rrethanë politike që dëgjohen zëra individësh, që vijnë nga PDK e që janë deputetë e të cilët e duan prishjen e koalicionit. Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër zgjedhjeve. Kuvendi është ngulfatë, por nuk do të thoja edhe Qeveria”, ka thënë Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
market[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë