Loading…

Haziri: Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze, i madhi bën kompromise

  • 05/12/2019 | 20:24

Haziri: Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze, i madhi bën kompromise

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se janë duke u marrë vesh për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se janë afër përmbylljes së marrëveshjes por partia fituese duhet të jetë më gjeneroze, transmeton Gazeta Metro.


I ftuar në emisionin televiziv ‘Info Magazine’, Haziri shtoi se partia e tij nuk është ajo e cila duhet të bëjë kompromise, sipas tij, partia e parë është ajo që duhet t’i bëj ato.

‘Pse ne duhet të bëjmë kompromise? Partia e parë duhet të jetë më gjeneroze. I madhi duhet të bëjë compromise. Ne jemi afër përmbylljes së marrëveshjes. Parimet e ndarjes së përgjegjësive kanë përfunduar, tash veç ndarja e përgjegjësive në institucione dhe emrat e ministrave të rinj, kështu që është hapi i fundit që do të definojë gjithçka. Jemi në formulë por është çështje ditësh besoj’, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket organizimit të zgjedhjeve të reja në rast to mos arritjes së marrëveshjes midis këtyre dy partive, Haziri thotë se kjo mund të kthehet në një zhgënjim të madh për popullin.

‘Nëse keni krijuar pritje të mëdha tek qytetarët, atëherë kjo mund të kthehet në një zhgënjim të madh. LDK nuk merret me kontrabandë politike. Nuk jemi plastelinë qe thyhemi dhe riformatohemi. LDK i ka dhënë mbështetje këtij koalicioni politikisht me gjithë mbështetjen e saj, përndryshe nuk pranojmë të bëhemi solucion i formulave të ndryshme’, thotë ai.

Haziri tutje thekson se për postin e presidentit duhet zotim që palët të pajtohen për këtë post, ndërsa pajtohet që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër, kurse për Kuvend dikush nga palët VV-LDK.

‘Mënyra se si do të arrihet marrëveshja ka me pas rëndësi shumë. Tek qeveria janë dakord që Kurti të jetë kandidat për kryeministër, për Kuvend janë dakord që dikush nga palët VV-LDK, pra terminologjia është e qartë. Për presidentin thuhet zotim që palët të pajtohen për këtë post’, ka përfunduar Haziri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë