Kryetari aktual i komunës së Gjilanit, e ka konfirmuar se nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit në këtë komunë.
“Jo, definitivisht nuk kandidojë më për kryetar të Gjilanit”, u shpreh Lutfi Haziri në Klan Kosova.
Ai gjithashtu e ka pranuar se ka zëra edhe brenda LDK-së që koalicioni me PDK-në të prishet, por që zgjedhjet parlamentare nuk i sheh afër. /gazetametro.net