Loading…

Haziri: Nga 12 qershori do ta kemi Qeverinë Hoti, të qëndrueshme

  • 30/05/2017 | 18:58

Haziri: Nga 12 qershori do ta kemi Qeverinë Hoti, të qëndrueshme

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë të martën në Gjilan se nga 12 qershori Kosova do ta ketë një qeveri të re, të qëndrueshme dhe stabile, që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.


“Besojmë shumë se më 12 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, jo vetëm Gjilani dhe Anamorava, por Kosova në përgjithësi do ta gjejë me një qeverisje të qëndrueshme, të sigurt dhe stabile të drejtuar nga Avdullah Hoti”, ka thënë Haziri.

Këto komente Haziri i ka bërë gjatë një vizite në kompaninë Fluidi në Gjilan, ku ishte së bashku me kandidatin për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se do t’i funksionalizojmë zonat ekonomike dhe jemi dakorduar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrinë e Tregtisë për t’i bërë këto zona në funksion të komunitetit të biznesit.

Një masë tjetër e qeverisë së re do të jenë edhe “pushimet tatimore për biznese të caktuara”.

“Këto masa ekonomike të cilat janë të detajizuara me gjithë legjislacionin përkatës do të dyfishojnë rritjen e bizneseve në Kosovë. Do t’i vizitojë të gjithë sektorët e bizneseve në Kosovë, për t’ju treguar planet konkrete zhvillimore në të gjitha fushat të cilat do t’i ndërmarrim. Ne jemi të sprovuar në fushën e ekonomisë dhe nuk ka temë më të rëndësishme në Kosovë se ekonomia dhe punësimi i të rinjve”, ka thënë Hoti.

Ai ka premtuar se në mandatin e ri do “t’i heqë të gjitha monopolet të cilat po e ngulfatin ekonominë e Kosovës”. Fejzullah Mustafa, pronar i fabrikës për prodhimin e pijeve Fluidi ka thënë se fabrika e tij posedon sipërfaqe mbi 10 mijë metra katror dhe rreth 200 punëtorë. Ai ka kërkuar që të vazhdohet me ndryshimin e politikave fiskale në favor të prodhimit vendor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë