Loading…

Haziri: LDK do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 11 qershorit

  • 31/05/2017 | 20:55

Haziri: LDK do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 11 qershorit

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, të mërkurën ka shprehur besimin se LDK bashkë me partnerët e koalicionit do të shënojë fitore në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit dhe se Kosova duhet shndërruar në vend për zhvillim.


Gryka e Karadakut, që përfshihet prej Stanqiqit e deri te Zhegra, i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së dhe Koalicionit të Besës dhe Shpresës, përkatësisht Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri, Avdil Halimi, Labinotë Demi Murtezi, Ismet Hajdini, Selvete Shurdhani dhe Fidan Mustafa.

Kandidatët për deputetë falënderuan banorët e Karadakut për mbështetjen e madhe, ndërkaq thanë se ky koalicion do të triumfojë për të mirën e këtij vendi, pasi ky është një moment historik i kthesës së madhe. Ata thanë se do të jenë zë i fuqishëm i Gjilanit në Parlamentin e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo mbështetje është dëshmia më e madhe e fitores së madhe të partisë së Ibrahim Rugovës dhe aleatëve.

“Kjo zonë njihet me kryengritësit më të mëdhenj në historinë tonë. Kjo mbështetje e fuqishme tregon për fitoren e madhe të LDK-së me 11 qershor. Ndërsa, atyre që po ndihen të fortë me vendos kurdo me çua vendin në zgjedhje, duhet me ia ndal këtë fuqi të rrejshme që e kanë.

Kosovën duhet ta bëjnë vend për zhvillim, e për mundësi pune”,  tha Haziri.

Ai ka lavdëruar kandidatët për deputetë, për të cilët tha se janë më të mirët.

“Këta kandidatë për deputetë janë njerëzit më të mirë që kjo kohë po i kërkon. Këta do ta përshpejtojnë punën që në shtator në Stanqiq të hapet dogana dhe Zhegra e Gryka e Karadakut do të zhvillohet në mënyrë shumë të shpejtë. Këta deputetët e ardhshëm do ta ndihmojnë Gjilanin duke ndikuar që të sjellin investime tjera milionëshe”, ka thënë Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë koalicionin LDK-AKR me numër 16 dhe kandidatët e këtij koalicioni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë